Kosova

Ekskluzive: Sondazhi i Albanian Post për Zgjedhjet Lokale në Kosovë


Sondazhi i Albanian Post

Nga e diela e 10 tetorit, kur kanë mbetur edhe një javë deri te dita e Zgjedhjeve Lokale në Kosovë, Albanian Post do të publikojë rezultate e sondazhit realizuar në bashkëpunim me Institutin “Source” me të dhënat e fundit për qytetet më të mëdha të Kosovës.

Albanian Post çdo ditë do të publikojë rezultatet për një qytet, duke përfshirë këtu qendrat më të mëdha dhe qytetet me garën më interesante, siç është kryeqyteti, Prishtina.

Të dhënat janë mbledhur pas aksionit që Qeveria ndërmori në Veri dhe kështu do të mund të analizohet se cili ishte efekti – nëse kishte efekt – i këtij aksioni në preferencat e qytetarëve.

Hulumtimi është realizuar sipas metodës së rastit, ku së pari është identifikuar numri i përafërt i popullatës në komunën e caktuar, që  rrjedhimisht përcakton edhe numrin e anketave që duhet të bëhen në atë lokalitet.

Pastaj është caktuar raporti i anketave që duhen realizuar në viset rurale dhe urbane të komunave në mënyrë që të reflektohet përpjesëtimi real brenda popullatës së komunës.

Marzha e gabimit në këtë sondazh, marrë parasysh numrin e anketave, metodën dhe distancën nga marrja e të dhënave deri në kohën e zgjedhjeve, është vetëm 1.5%.

Kryqëzime të shumta të variablave dhe dallime të votuesve për nga gjinia, mosha, niveli i shkollimit dhe vendbanimi. Të gjitha këto kuptohen nga Sondazhi i Albanian Post për Zgjedhjet Lokale në Kosovë, rezultatet e të cilit fillojnë të publikohen nga nesër, e diel, 10 tetor.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore