Përballje

Ekipet shqiptare mësojnë kundërshtarët e mundshëm në play-off për Europa Conference League


Ekipet shqiptare të cilat ende janë në garë për kualifikimet në Europa Conference Leauge, Prishtina, Teuta dhe Laçi, kanë mësuar kundërshtarët e xhiros së ardhshme, në rast se arrijnë të kualifikohen.

Kampioni i Kosovës, Prishtina, njëherë do të përballet me kampionin e Norvegjisë, Bodo Glimt, ndërsa nëse kalojnë tutje do të luajnë me fituesin e NS Mura nga Sllovenia dhe Zalgaris Vilinus nga Lituania.

Kujtojmë që ndeshjen e parë kundër Bood Glimt, Prishtina do ta luajë në stadiumin “Fadil Vokrri”, me datën 5 gusht, kurse kthyesen pas një jave në Norvegji.

Ndërkohë, kampioni i Shqipërisë, Teuta, në këtë xhiro do të ndeshet me skuadrën irlandeze, Shamrock Rovers, ndërsa në rast se arrijnë t’i eliminojnë ata, në xhiron e ardhshme do të ballafaqohen me fituesin e takimit mes Omonoia nga Qipro dhe Flora Tallinn nga Estonia.

Kujtojmë që ndeshja e parë mes Teutës dhe Shamrock Rovers do të zhvillohet në Irlandë më 5 gusht, kurse ajo e kthimit do të luhet më 12 gusht në Durrës.

Dhe në fund, short më të vështirë për të kaluar tutje, ka skuadra e Laçit, të cilët në këtë raund do të ballafaqohen me gjigantin belg, Anderlecht.

Ndeshjen e parë kurbinasit do ta zhvillojnë në shtëpi më 5 gusht, ndërsa atë të kthimit do ta zhvillojnë një javë më vonë në Belgjikë.

Në rast se skuadra shqiptare bënë befasinë duke eliminuar belgët, atëherë në raundin tjetër do të përballet me fituesin e takimit mes Vitesse nga Holanda dhe Dundalk nga Irlanda.

Kujtojmë që raundi i ardhshëm i kualifikimeve në Europa Conference Leauge, do të faza “Play-off”, dhe në rast se kalohet edhe kjo xhiro, atëherë do të shkohet në fazën e grupeve të garës më të re të UEFA-s për klube.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore