Sport

Egnatia ‘rrëmben’ kapitenin e Bylisit


Klubi i sapongjitur në elitën e futbollit shqiptar, në Kategorinë Superiore, Egnatia ka filluar punën për të qenë gati për sezonin e ri. Rrogozhinasit kanë afruar në skuadër, (ish) kapitenin e Bylisit, Franc Ymeralilaj.

26-vjeçari luajti 33 ndeshje këtë sezon në Kategorinë Superiore dhe dy në Kupën e Shqipërisë, duke qenë ndër lojtarët me më shumë prezenca në fushë, për sezonin që lam pas.

Mbrojtësi i djathtë ishte pjesë e Bylisit, që nga viti 2019, kohë kur u transferua nga grekët e Rodosit.

Ymeralilaj do të jetë pjesë e Egnatias deri në vitin 2023, pasi ka nënshkruar për dy sezone.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore