Jetesë & Stil

Edhe Kevin Federline mban krahun e Britney Spears


Ditë më parë jehonë bënë kërkesat e këngëtares, Britney Spears, për heqje të sistemit të konservatorit mbi të.

Pos kësaj, bujë bëri edhe mbështetja e ish partnerit të saj, këngëtarit, Justin Timberlake, i cili tha se – “Pas asaj që pamë sot, ne të gjithë duhet të mbështesim Britney në këtë kohë”.

“Pavarësisht nga e kaluara jonë, e mirë dhe e keqe, dhe pa marrë parasysh se sa kohë më parë ishte, ajo që po ndodh me të nuk është thjesht e drejtë. Asnjë grua nuk duhet të kufizohet kurrë nga marrja e vendimeve për trupin e saj”, shkroi Timberlake në Twitter.

Por, Justin Timberlake, nuk është i vetmi ish partner që e përkrahi publikisht këngëtaren, sepse pos tij, edhe ish burri i Britney Spears, Kevin Federline, po vazhdon të jetë mes suportuesish publik më të mëdhenj të saj.

Në një deklaratë të dhënë, avokati i tij ka thënë se Federline thjesht dëshiron që Spears të jetë – “e lumtur dhe e shëndetshme teksa po lufton vazhdimisht që të jetë e lirë nga konservatori që e ka kontrolluar në 13 vitet e fundit”.

“Çfarë është më e mira për të, Kevin e mbështet atë për të qenë në gjendje ta bëjë atë”, tha avokati i Federline, Mark Vincent Kaplan në “Entertainment Tonight”.

Kevin gjithashtu shpreson që Spears mund të heqë konservatorin në mënyrë që djemtë ta vizitojnë nënën e tyre kur të duan.

Ndryshe, Britney Spears dhe Kevin Federline ishin të martuar nga viti 2004 deri në vitin 2007 dhe janë prindër të dy fëmijëve, Sean dhe Jayden.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore