Jetesë & Stil

Edhe Genc Prelvukaj, i bashkohet artistëve të cilët janë kundër blerjes së klikimeve


Rep-artisti i njohur nga Kosova, Genc Prelvukaj, ndonjëherë është goxha aktiv në rrjetet sociale.

Ditëve të fundit, ai ka publikuar një postim në Instagram për t’i mundësuar ndjekësve të tij që t’i drejtojnë pyetje nga më të ndryshmet në të cilat artisti do të kthej përgjigje.

Mes shumë pyetjesh, një nga ndjekësit e ka pyetur rreth dukurisë së “blerjeve të klikimeve” nga artistët shqiptarë.

Storie e publikuar në Instagram nga Genc Prelvukaj.

“Uroj t’i arrijnë edhe një miliardë por kam hallin se shpenzohen shumë”, është shprehur Prelvukaj.

Kundër dukurisë së blerjeve të klikimeve janë shprehur edhe artistë të tjerë, të cilët qëndrojnë kategorikisht kundër këtij zhvillimi.

Në intervistat e tyre për Albanian Post, kundër “blerjes së klikimeve” janë shprehur edhe këngëtari, Neki Emra, e kolegia e tij, Arta Bajrami.

“Kam qenë nga ata që kanë pas gjithmonë oferta për të blerë klikime, por kurrë në jetën time nuk kam blerë asnjë klikim”.

Neki Emra, këngëtar.

“Pse duhet të blej unë klikime, për kë? Për njerëz që nuk ekzistojnë apo për punë? Për punë mua nuk më duhen, sepse unë e kam numrin e mbrëmjeve të mia të caktuara”, është shprehur Neki Emra.

Ndërsa, ndaj kësaj dukurie ka reaguar ashpër edhe këngëtarja, Arta Bajrami.

Në një intervistë për Albanian Post, Arta, i ka kritikuar shifrat milionëshe të projekteve të artistëve të tjerë, teksa ka thënë se suksesi nuk bazohet në këto shifra.

“Meqenëse jemi në atë fazën ku po bëhen diversione, po blihen klikime, unë aty nuk bazohem sepse unë nuk blej klikime. Për mua një artistë i suksesshëm shqiptar është i suksesshëm me një milion klikime”.

Arta Bajrami, këngëtare.

“Për një herë 20 milionë e 30 milionë, ato janë fore të lodhta”, ka thënë ylli i hitit “Falet kjo zemër”.

Në anën tjetër, ditë më parë, Genci, ka publikuar këngën e tij të fundit me titull – “Rrezja ime”, e cila është pjesë e albumit “Gentvic II”.

Kënga është mirëpritur nga fansat e muzikës së Genc Prelvukajt.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore