Uncategorized

Edhe “Brit Awards”, me audiencë të gjerë dhe pa masa mbrojtëse


Pas lajmit se 5 mijë njerëz do të gëzojnë të drejtën për pjesëmarrje në një koncert në Liverpool, është konfirmuar se edhe në Londër, rreth 4 mijë persona do të lejohen të marrin pjesë në ceremoninë e “Brit Awards”, që do të mbahet muajin tjetër si pjesë e skemës së qeverisë që lehtëson kufizimet e Koronavirusit, për ngjarjet e drejtpërdrejta, thanë organizatorët në një komunikatë për medie, transmeton Albanian Post.

Anëtarët e audiencës në “O2 Arena” të Londrës nuk do të kenë nevojë të distancohen shoqërisht ose të vendosin maska pasi të ulen për ta ndjekur shfaqjen e madhe të ndarjes së çmimeve.

Ndërsa kriteri i vetëm për pjesëmarrje në evenimentin më të madh britanik, do të jetë posedimi i rezultatit negativ nga testi për Koronavirus.

“Nuk ka nevojë të vishni maskë ose të mbani distancë: 4,000 të ftuar tani mund të marrin pjesë në Brit Awards personalisht ndërsa Britania e Madhe lehtëson rregullat e CovidAFP”, thuhet në komunikatë.

Brit Awards – Logoja për edicionin e vitit 2021

Ceremonia vjetore e “Brit Awards”, e cila zakonisht zhvillohet në shkurt, u shty për tre muaj për arsye të shqetësimeve të sigurisë dhe logjistikës për shkak të pandemisë.

Ndryshe, më shumë se gjysma e biletave do të shkojë për punëtorët kryesorë nga Londra, dhe këngëtarja kosovare me renome botërore, Dua Lipa është ndër artistet që do të performojë në edicionin e këtij viti të “Brit Awards”.

Dua Lipa, në një nga ceremonitë e Brit Awards

“Ky ka qenë një vit i gjatë, i vështirë për të gjithë dhe jam e kënaqur që nata do të nderojë heronjtë kryesorë të punëtorëve që janë kujdesur për ne aq mirë gjatë asaj kohe dhe vazhdojnë ta bëjnë këtë. Ata janë thjesht një frymëzim. Çmimet Brit janë gjithmonë të veçanta dhe kjo me të vërtetë do ta bëjë atë një natë për tu kujtuar “, tha Lipa.

Kurse, për herë të parë, çmimi “Albumi më i mirë” në ngjarjen më të madhe vjetore të pop-it në Mbretërinë e Bashkuar, ka katër gra të nominuara në një listë të ngushtë me pesë opsione.

Këngëtari dhe poeti Arlo Parks, këngëtarja shpirtërore Celeste, dyshja e repit Young T & Bugsey dhe DJ e producenti Joel Corry, kanë marrë nga tre nominime totale në kategori të ndryshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore