Aplikacione

E keni vënë re se çfarë ndodh nëse shkruani “Barbie Movie” në Google?


Filmi “Barbie” ka bërë bujë në të gjithë globin, si me idenë, ashtu edhe me kastin e marketingun superior që i është bërë këtij prodhimi kinematografik të regjisores, Greta Gerwig.

“Barbie” shenjë ka lënë edhe në gjigantin e kërkimit të internetit – Google, e cila s’i shpëtoi dot trendit të filmit.

Kësisoj, nëse nuk e keni vënë re deri më tani, mund ta provoni – po të shkruani “Barbie Movie” në Google, ekrani juaj do të dominojë nga ngjyrat rozë, bashkë me yje të po të njëjtës ngjyrë. Madje, edhe logoja e “Google” do të transformojë ngkyrat origjinale në ato rozë.

Jo vetëm “Barbie Movie”, por edhe po të shkruani emrat e aktorëve kryesor të filmit, si Margot Robbie e Ken Ryan Gosling, do të keni rezultatin e njëjtë.

Gjithsesi, kujtojmë se tanimë kanë dalë edhe vlerësimet e para të kritikëve dhe duket se filmit të shumëpritur po i shtrohet rruga për “Oscar” dhe nuk përbën çudi që flitet për një botë kukullash.

Entuziazmi nga fansat, kritikët e filmit dhe fansat e kritikëve të filmit ka qenë i jashtëzakonshëm.

Po ashtu u dyfishua pasi u zbuluan në internet fotot e Margot Robbie dhe Ryan Gosling, të njohur si Barbie dhe Ken, të veshur me ngjyrën tipike rozë.

Në optikën e kritikëve, pritet të shfaqet në ekranin e madh “një film magjepsës”, ku del në pah “një interpretim ekzistencial mbi atë që do të thotë të jesh grua dhe njeri”.

Një film ku “bota pasqyrohet përmes thjerrës së Barbie-t, dhe duke e bërë këtë, jep një deklaratë me gjemba të mbështjellë në një përzierje kinematografike vizualisht luksoze dhe sublime”.

Për kritikët, “kombinimi i meta-shakasë me një grumbull sinqeriteti motivues nuk është detyrë e lehtë, por ‘Barbie’ është një sukses shumë simpatik”.

Të tjerë mendojnë se është një film “argëtues dhe i këndshëm, por me një goditje të butë përmes ironisë së lehtë, nostalgjisë festive për një kukull që ekziston ende”.

Regjisorja Greta Gerwig dhe bashkë-skenaristi Noah Baumbach kanë zgjedhur të japin idenë e një tjetër teorie, që “Barbie” fuqizon.

Një aventurë e ngjyrosur me komedi fantastike, me tematikë fantastike, prodhuar nga Mattel, me yllin Margot Robbie, bukuria e së cilës është etiketuar shpesh si e vetë kukullës Barbie.

Koncepti i Gerwig dhe Baumbach është se ekziston një tokë magjike e bërë nga plastika shumëngjyrëshe, ku të gjitha lodrat e gamës Barbie të Mattel jetojnë si njerëz pak a shumë të vërtetë.

Në vija të përgjithshme, filmi duket se përpiqet të thyejë impulset anti-Barbie, ku personaliteti i Barbie-t është padyshim konformist.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore