Sport

E diela në Premier League/ Në fokus ndeshja e West Ham


Të gjitha të mëdhat në Premier League luajtën ndeshjet e tyre dje, me surpriza të mëdha që ndodhën.

Sot, në program janë dy ndeshje në kuadër të javës së dhjetë, por jo ato që mbyllin javën, me një ndeshje në program për ditën e hënë.

Dita nis me Norwich-in e Milot Rashicës.

Skuadra e fundit në tabelë, që ende nuk njeh fitore këtë sezon, pret Leeds United-in.

Edhe skuadra e Bielsa-s, ndryshe nga ç’pritej, e nisi sezonin keq, dhe deri tani ka vetëm një fitore.

Mysafirët do të kërkojnë që përballë Norwich-it të ringjallen, dhe të nisin rrugën për synimin e tyre kryesor, një vend në garat evropiane.

Ndeshja tjetër është ajo e orës 17:30.

Aston Villa që ka pësuar tre humbje radhazi, pret në “Villa Park” West Ham-in, që ka vazhduar formën e mirë të sezonit të kaluar.

Aktualisht në vendin e katërt, çekanët do të kërkojnë të mbajnë hapin me kryesuesit e Chelsea, Liverpool-in, City-n dhe të lën prapa përsëri United-in.

Ndeshja pritet të jetë shumë e luftuar, me duelin e dy skuadrave që gjithmonë sjell shumë gola.

Java në Premier League mbyllet të hënën me duelin Wolves – Everton.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore