Sport

E bujshme, Agnelli po kërkon Igli Taren te Juventus-i


Sajdi i njohur i futbollit italian “Calciomeracto”, ka raportuar gjatë të mërkurës së 6 tetorit se presidenti i Juventus-it, Andrea Agnelli, po synon të sjellë në Torino shqiptarin, Igli Tare.

Tare është ndër drejtorët sportiv më të spiktar në Itali dhe më gjerë. Aktualisht pjesë e Lazio-s, ai ka sjellë emra që kanë shkëlqyer në kryeqytetin italian.

Agnelli nisi në fillim të këtij sezoni formatimin e struktuës menaxhuese të klubit. Fabio Paratici, që kishte vite që punonte në klub u largua. Vendin e tij e mori Federico Cherubini.

Edhe pse pëlqimi dhe respekti për Cherubini-n dhe stafin e tij është i lartë në ambientin e Juventus-it, përsëri synimi mbetet Tare. Faktikisht, Tare është një pëlqim i vjetër te bardhezinjtë.

Shqiptari është njeriu që i ka sjellë Lazio-s fitime të mëdha, pasi merr talente me pak para, të cilët shiten shtrenjt më pas.

Tare është pjesë e Lazio-s që nga viti 2009 dhe ka qenë pranë largimit disa herë. Kontrata aktuale i skadon më 30 qershorin e 2023.

Kur ka mbetur rreth 1 vit e gjysmë nga përfundimi i saj, interesimi i Juventus-it mund të trondisë ambientin e Lazio-s.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore