Tokyo 2020

Dyshja Keniane me fitoren e madhe në 800 metra për meshkuj


Dy medaljet, e arta dhe e argjendta, kanë shkuar për Kenian në vrapimin 800 metra.

Dy vrapuesit Kenian zhvilluan një 100 metërsh të fundit shumë të mirë, për të zënë dy vendet e para.

Emmanuel Korir doli i pari me një kohë 1;45.06.

Pas tij, erdhi bashkëkombasi, Ferguson Rotich.

Kjo është hera e parë në histori që Kenia fiton dy medaljat e para në një garë.

Patryk Dobek i Polonisë përfundoi në vendin e tretë, duke fituar të bronztën.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore