Sport

Dybala një hap larg rinovimit me Juventus-in


Paulo Dybala është shumë afër rinovimit me Juventus-in edhe për pesë vite tjera.

Argjentinasi, i cili dy vitet e fundit nuk kaloi një periudhë farë të mirë me zonjën e vjetër, u duk se do i jepte fund rrugëtimit në Itali.

Por, rikthimi i Massimiliano Allegri-t ndryshoi gjithçka.

Allegri e ka Dybala-n emër të palëkundur në 11-shen startuese, madje futbollistin më të rëndësishëm pas largimit të Cristiano Ronaldo-s.

 

Dybala po kalon sezonin e gjashtë me Juventus-in dhe duket se në Torino ai do të qëndrojë për një kohë të gjatë.

Kështu bën të ditur edhe zëvendës presidenti i klubit, Pavel Nedved.

“Po negociojmë në mënyrë e duhur”, thotë ai, “jemi afër, jemi optimst”.

Përveç Dybala-s, Juventus-i po punon edhe për rinovimin e kontratës së disa futbollistëbe tjerë.

I pari në radhë pas argjentinasit do jetë kolumbiani, Juan Cuadrado.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore