Lajme

“Dy ditë ferr, Armagedon”


Kryetari i Bashkisë së Mariupol-it, Vadim Boychenko, regjistroi një video-mesazh për situatën katastrofike në qytet.

Sipas tij, trupat ruse po bombardojnë zonat e banuara dhe po pengojnë dërgimin e ndihmave humanitare.

“Dita e 15-të është një luftë cinike dhe shkatërruese kundër njerëzimit. Dy ditë ferri, Armagedoni, të cilin na e organizuan trupat ruso-fashiste. Ata qëllojnë në mënyrë cinike nga armët e ndaluara – Grad, obus – në zonat e banuara”, tha fillimisht Boychenko.

Kryebashkiaku tregon se çdo 30 minuta aviacioni rus hynte në qytetin e Mariupol-it.

“Ky është cinizëm. Ky është një gjenocid që ushtria ruse, të udhëhequr nga terroristi i tyre Putin, organizuan kundër Mariupol-it paqësor”, u shpreh më tej zyrtari ukrainas.

Sipas tij, pushtuesit “mbajnë robër në mënyrë cinike 400 mijë banorë të Mariupol-it, të cilët shpresojmë të presin një korridor humanitar çdo ditë”.

Ai shtoi se, megjithatë, “një luftë po zhvillohet në të gjitha nivelet” dhe po punohet për të siguruar që korridori humanitar të zhvillohet.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore