Sport

Dy çerekfinalet e para të Australian Open


Gjatë mëngjesit të sotëm janë zhvilluar katër duele në Grandslam-in e parë të vitit.

Në Australian Open, nga këto katër duele janë caktuar katër emra që formojnë dy çiftet e para nga katër çerekfinalet.

Ndeshjen e parë të ditës e zhvilloi një nga favoritët e turneut, Rafael Nadal.

Kundërshtar i tij ishte francezi Adrian Mannarino, numri 69 në ranklistën ATP.

Takim zgjati dy orë e 43 minuta, me Mannarino-n që arriti t’i bëj konkurrencë spanjollit vetëm në setin e parë.

Nadal fitoi 0-3 me sete (6-7, 2-6, 2-6).

Në çerekfinale spanjolli do të përballet me kanadezin Denis Shapovalov, që shkaktoi befasinë e ditës së sotme.

Në duelin e tij përballë numrit tre të botës, Aleksander Zverev, kanadezi nuk e vuri në asnjë moment në dyshim fitoren.

Sikurse Nadal, edhe Shapovalov fitoi 0-3 me sete  (3-6, 6-7, 3-6).

Kjo ndeshje u mbyll në dy orë e 24 minuta, duke formuar kështu çerekfinalen e parë:

Rafael Nadal – Denis Shapovalov

0-3 nisi dita, vazhdoi dita, vazhdoi përsëri dita dhe ashtu do të mbyllej dita.

Detyrën e bëri edhe francezi Gael Monfils, duke fituar përballë serbit Miomir Kecmanovic.

Numri 20 i botës, ndeshjen e mbylli në dy orë e 37 minuta, duke fituar 5-7, 6-7, 3-6.

Në çerekfinale ai do të përballet me numrin shtatë të botës, Matteo Berrettini.

Italiani fitoi 0-3 me sete (5-7, 6-7, 4-6), përballë spanjollit numër 21, Pablo Carreno-Busta.

Çerekfinalja e dytë:

Gael Monfils – Matteo Berrettini

Ndërkaq, dy takimet tjera do të përcaktohen nesër, nga këto çifte:

Cilic – Auger-Aliassime

Cressy – Medvedev

De Minaur – Sinner

Fritz – Tsitsipas

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore