Shqipëria

Duma: Boll më, nuk merrnim dot frymë


Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, ka reaguar ashpër kundër dhunës së ushtruar nga mbështetësit e ish-kryeministrit, Sali Berisha.

Nëpërmjet një videoje nga ballkoni i selisë blu, ajo ka ravijëzuar se dhuna nuk duhet të kishte ndodhur dhe se personat brenda selisë janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas saj, është e papranueshme të “luftojmë kundër njëri-tjetrit”.

“Erdhëm këtu se asnjë nuk mund t’i lërë kauzën te dhuna. Nuk besoj te dhuna, nuk besoj te saldimi i portave”, deklaroi Duma.
Ajo ka theksuar se nuk mund të ngelemi peng i lidershipit të vjetër.

Duma u ka bërë thirrje protestuesve të distancohen nga veprimet e Sali Berishës.

“Shqipëria nuk duhet të kthehet në këtë situatë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore