Muzikë

Dua Lipa thotë se blerja e të drejtave të publikimit të muzikës së saj është “diçka që e ka kërkuar gjithmonë”


Këngëtarja me origjinë nga Kosova, Dua Lipa është kthyer në sediljen e shoferit kur bëhet fjalë për kontrollin e muzikës së saj, dhe kështu i pëlqen.

Ylli i popit diskutoi për herë të parë blerjen e të drejtave të botimit të katalogut të saj muzikor në një intervistë të re në “Audacy Check In”.

“Mendoj se është diçka që kam dashur gjithmonë – të kem kontrollin e muzikës sime”, tha tri herë fituesja e “Grammy-t”.

“Dhe unë mendoj se të gjithë artistët e rinj duhet të kuptojnë vërtet biznesin pas muzikës, veçanërisht në fillim – mendoj se është tepër e rëndësishme. Dhe kështu, të kem të gjitha të drejtat për këngët e mia është shumë mirë. Është puna e jetës sime, kështu që është mirë të jem personi për të thënë se çfarë ndodh me të”, shtoi Dua.

Sa i përket faktit nëse Taylor Swift shërbeu si shembull që Lipa të rifitonte kontrollin e muzikës së saj, këngëtarja e hitit të ri “Houdini” tha se nuk ishte domosdoshmërisht kështu.

“Unë mendoj se ajo që kishte ndodhur me Taylor ishte padyshim diçka që filloi t’i bënte plotësisht njerëzit të kuptonin se duhet të kishin një avokat dhe të kuptonin biznesin e muzikës, unë e kam dëshiruar këtë tash e një kohë”, tha Dua.

“Shumë artistë shkojnë, si, të pavarur, ose bëjnë gjënë e tyre, unë thjesht doja të kisha të gjithë katalogun tim nën kompaninë time, gjë që e nisa këtë vit, e cila është si, botimi dhe një kompani prodhimi. Doja të kisha gjithçka nën një ombrellë. Thjesht u ndje si një kapitull i ri”, shtoi ajo.

TaP Music Publishing njoftoi më 2 nëntor se i kishte shitur Dua Lipës të drejtat e saj të botimit.

Artistja nënshkroi me menaxhmentin e TaP në vitin 2013, ndërsa rrugët u ndanë në vitin 2022. Tashmë ajo menaxhohet nga babai i saj, Dukagjin Lipa.

Dua Lipa është nominuar për dy çmime “Grammy 2024”, të dyja për “Dance the Night”, kënga e saj për kolonën zanore të filmit sensacional “Barbie”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore