Shqipëria

Dritan Leli përplaset me Këshillin Bashkiak, nuk i lejon të zhvillojnë mbledhjen


Një përplasje ka ndodhur ditën e sotme mes anëtarëve të Këshillit Bashkiak dhe kryetarit aktual të Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli.

Anëtarët kanë kërkuar zhvillimin e mbledhjes të 15 qershorit në teatrin “Petro Marko”, ndërsa Leli nuk e ka lejuar atë, duke thënë se janë shkelur masat anti-Covid.

Deputeti i Partisë Socialiste në Vlorë, Anduel Tahiraj, u shpreh se mënyra se si zhvillohet mbledhja e përcakton Këshilli Bashkiak dhe jo kryetari.

“Akti i Lelit, papërgjegjshmëri që cenon qytetarët e Vlorës”, tha Tahiraj në një deklaratë për mediat.

Sipas tij, Leli ka humbur besimin e qytetarëve dhe mbështetjen e Partisë Socialiste.

Më herët, këshilltarët e Këshillit Bashkiak të Vlorës kërkuan një mbledhje për të diskutuar mbi shqetësimet e komunitetit për gjendjen e shërbimeve vendore.

Ata, në atë kohë, kërkuan një ballafaqim me Dritan Lelin, dhe praninë e deputetëve të qarkut, përfshirë edhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore