Përballje

Drita barazon përballë Malishevës, Prishtina mposht Drenicën


Dy ndeshjet e së shtunës në Superligën e Kosovës ishin interesante dhe me befasi.

Dueli mes Dritës dhe Malishevës përfundoi me rezultat të barabartë 0:0.

Drita ishin skuadra më dominante, por nuk arritën të gjejnë golin për të fituar ndeshjen.

Gjilanasit kishin një mundësi të krijonin një distancë sado të vogël me pozitën e dytë, ku janë Ballkani, por gabuan kundër Malishevës.

Tani më, Drita ka vetëm dy pikë më shumë se Ballkani dhe një ndeshje më shumë, me një fitore eventuale të therandasve, ata do kalojnë përsëri në pozitën e parë.

Në anën tjetër, dueli mes Drenicës dhe Prishtinës ka përfunduar me fitoren e këtyre të fundit, me rezultat 0:1.

Goli i vetëm i ndeshjes erdhi në minutën e 33-të, të cilin e shënoi Bujar Pllana.

Prishtina radhitet në pozitën e katërt me 35 pikë, ndërsa Drenica është në vendin e fundit me 23.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore