Shqipëria

Drejtonin një skemë mashtrimi me call center në Shkodër/8 në pranga, në kërkim pronari polak


Njё rast i veprimtarisё kriminale, nё fushёn e mashtrimeve kompjuterike, ёshtё goditur nё qytetin e Shkodrёs.

Tetё persona janё vendosur nё pranga dhe tre të tjerë janё shpallur nё kёrkim.

Sipas njoftimit të policisë bëhet fjalë për një shtetas polak, të identifikuar si P. W., 27 vjeç, i cili kishte ngritur një skemë mashtrimi në Shqipëri dhe dyshohet se e drejtonte së bashku me bashkëjetuesen e tij A.S., 21 vjeçe.

Kohët e fundit, ai kishte bërë dhe çregjistrimin e të gjithë punonjësve, duke vijuar ta ushtronte aktivitetin në mënyrë të fshehtë.

Të dy arritën t’u shpëtojnë uniformave blu dhe janë shpallur në kërkim, së bashku me menaxherin e kompanisë, shtetasin shqiptar K.M., 38 vjeç.

Ndërkohë, policia njoftoi se janë arrestuar punonjësit e kompanisë: shtetasit E. K., 22 vjeçe, O. Sh., 20 vjeçe, A. B., 30 vjeçe, S. A., 21 vjeçe, S. A., 24 vjeçe, E. O., 29 vjeç, N. T., 26 vjeç dhe Y. D., 27 vjeçe.

Policia bëri gjithashtu me dije se, veprimtaria ushtrohej në lokacione të ndryshme dhe konsistonte në mashtrimin kompjuterik nëpërmjet programeve dhe platformave të ndryshme, si Vicidial, Forex dhe Exchange.

Pala e dëmtuar ishin shtetas të huaj, kryesisht gjermanë dhe spanjollë.

Hetimet për verifikimin e të gjitha investimeve në pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, që kanë bërë personat e përfshirë në ketë veprimtari, janë ende në vijim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore