Lajme

Dreçun: Kam frikë se s’do të ketë de-eskalim në Veri, Kurti s’po ndryshon sjellje


Millovan Dreçun

Kryetari i të ashtuquajturit Komisioni për Kosovë në Kuvendin e Serbisë, Milovan Dreçun, beson se situata në Veri të Kosovës nuk do të eskalojë meqë sipas tij një gjë të tillë nuk po dëshiron kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Sipas tij fakti që situata në Veri është e qetë nuk do të thotë se nuk do të ketë tension në të ardhmen.

“Kurti gjithmonë mund të akuzojë dhe arrestojë një serb pa arsye”, ka deklaruar Dreçun.

Duke folur për kërkesat e Bashkimit Evropian për de-eskalimin e situatës në Veri të Kosovës, Dreçun ka theksuar se Kosova po i shmanget mbajtjes së zgjedhjeve të reja në këtë pjesë të vendit.

“Ata kanë tërhequr disa policë dhe më pas Bislimi pyet pse BE-ja nuk i tërhoqi sanksionet. Mendoj se duhet të paraqitet menjëherë një plan i sekuencimit, sipas të cilit do të përmbushet marrëveshja”, ka shtuar ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore