Jetesë & Stil

Drea Kelly e pikëlluar thellësisht për dënimin e R. Kelly-t


Shpallja fajtor mbi akuzat për abuzim seksual të grave, djemve dhe fëmijëve të artistit amerikan, R. Kelly, ka qenë një lajm jo i mirë për ish-gruan e tij, aktoren, Drea Kelly-n.

Gjatë një interviste të dhënë së fundmi për “Good Morning Britain”, Drea, ka thënë se zemra e saj është e thyer për shkak të fëmijëve pas raportimeve për abuzim dhe trafikim nga rep artisti.

“Jam në një pozitë shumë të vështirë sepse ndryshe nga pjesa tjetër e viktimave të tij, unë gjithashtu ndaj fëmijë me të dhe kam qenë e martuar me të”.

“Unë mbaj kapelën e një të mbijetuare dhe të një avokati, por gjithashtu mbaj kapelën e një nëne dhe një ish-gruaje. Kështu që është shumë e vështirë për mua”, ka thënë ajo.

Mes tjerash, Drea, ka thënë se për të është e pamundur të distancohet tërësisht nga R. Kelly, për faktin se ajo është nëna e tre fëmijëve të tij.

R. Kelly dhe Drea Kelly.

“Në fund të ditës, ju nuk mund të largoheni nga linja juaj e gjakut. Unë kam aftësinë të ndahem dhe të distancohem prej tij, por gjaku i tij kalon nëpër venat e fëmijëve të mi dhe është pjesë e ADN -së së tyre dhe ata nuk mund t’i shpëtojnë asaj edhe nëse duan”, ka thënë ajo.

Ndryshe, këngëtari i famshëm amerikan, Robert Sylvester Kelly i njohur me emrin skenik si – R. Kelly është shpallur fajtor mbi akuzat për abuzimin seksual të njerëzve për dekada me radhë dhe rrezikon të dënohet me burgim të përjetshëm.

R. Kelly gjatë seancës së gjykimit.

Që nga fillimi i gjyqit njëmujor në gjykatën federale në qendër të qytetit të Brooklyn-it, prokurorët e kishin përshkruar Kelly-n si një “grabitqar” i cili përdori famën e tij dhe një kuadër punonjësish për të abuzuar viktimat e reja.

“Ky rast nuk ka të bëjë me një personazh të famshëm që i pëlqen të festojë shumë,” tha Ndihmës Prokurorja amerikane Maria Cruz Melendez në deklaratën e saj hapëse muajin e kaluar.

“Ky rast ka të bëjë me një grabitqar”, ka shtuar ajo.

Për të vërtetuar akuzën e shantazhit kundër tij, prokurorët u treguan gjyqtarëve se si Kelly përdori një rrjet miqsh dhe punonjësish në “rrethin e tij të brendshëm” për të transportuar viktimat e tij përtej linjave shtetërore, për të kontrolluar veprimet e tyre dhe për të lehtësuar abuzimin seksual.

Prokurorët nga Distrikti Lindor i New York-ut thirrën një numër dëshmitarësh të cilët dëshmuan për abuzimin e këngëtarit ndaj tyre.

E para që foli ishte akuzuesja, Jerhonda Pace, e cila tha se “Kelly vazhdimisht bënte seks me të” gjatë disa muajve pasi të dy shkëmbyen numra në një festë në rezidencën periferike të këngëtares në Chicago kur ajo ishte nën moshën 18 vjeçe.

Sipas Pace, i nervozuar me vonesa të mesazheve në telefon, Kelly e kishte goditur atë në fytyrë dhe e kishte detyruar atë të bënte seks oral pas disa qortimeve.

Gjatë dëshmisë së saj, Jerhonda, lexoi pjesë nga ditari i saj, ndërsa nuk mund t’i ndalonte lotët nga emocionet.

“Unë shkova në shtëpinë e Robit dhe ai më quajti një kurvë”.

“Më goditi tre herë dhe më pështyu në fytyrë dhe gojë duke më thënë fjalët më të kqija”, tha ajo.

Gjithsesi, avokatët e Kelly-t u përdorën përsëri arsyetimin e vjetër duke thënë se si Pace ashtu edhe akuzuesit e tjerë ishin tifozë histerikë të rep artistit, të cilët ishin të fiksuar pas tij dhe sajuan histori rreth tij, sepse ai refuzoi lidhjet me ta.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore