Përballje

Drama mbizotëron në fitoren e Nuggets përballë Blazers


Austin Rivers duke penguar gjuajtjen e Damian Lillard në ndeshjen e pestë të rundit të parë në playoff

Ndeshja mes Portland Trail Blazers dhe Denver Nuggets ishte e zjarrtë, e cila përfundoi me fitoren e këtyre të fundit me rezultat 140:147.

Këtyre dy ekipeve nuk i mjaftoi koha e rregullt për të gjetur fituesin, ata shkuan në kohë shtesë dy herë, dhe fituesi u kuptua vetëm pas 58 minutave lojë.

Damian Lillard u tregua vendimtar duke barazuar rezultatin në fundin e kohës së rregullt, por kjo nuk i mjaftoi për të fituar ndeshjen në vazhdim.

Lillard kishte performancë fantastike ku shënoi 55 pikë me 10 asistime.

Në ndeshje kishte momente interesante, ku Lillard humbi një gjuajtje në momentet e fundit, dhe Austin Rivers ju falënderua zotit pasi ai kishte një efikasitet shumë të lartë.

Denver Nuggets udhëheqin serinë e ndeshjeve me rezultat 3:2, dhe këto dy ekipe do përballen më 3 qershor në Portland për të quar serinë në shtatë ndeshje, ose Nuggets për ta përfunduar me fitore.

Më të mirët te Nuggets ishin Nikola Jokic me 38 pikë, 11 kërcime e 9 asistime dhe Michael Portet Jr me 26 pikë e 12 kërcime.

Ndërsa, lojtarë të tjerë që kontribuan te Blazers ishin CJ McCollum me 18 pikë e 7 asistime dhe Robert Covington me 19 pikë e 11 kërcime.

https://www.youtube.com/watch?v=tItX80nyX3s

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore