Stil

Drake i dhuron fanses në koncert një çantë të shtrenjtë të markës “Hermes”


Rep artisti, Drake e ka befasuar një nga fansat prej audiencës së një prej koncerteve të tij të fundit, duke i dhuruar një çantë të markës Hermes.

Rep artisti 36-vjeç, i dhuroi një zonje me fat në rreshtin e parë një çantë rozë të llojit “Hermes Birkin” – e cila shitet për rreth 35 mijë dollarë (32 mijë euro) bazuar në informacionet e qasshme në faqet e internetit të markës së modës.

Duke shkuar për t’ia dhuruar asaj qantën, Drake foli për veten e tij në vetën e tretë, teksa tha – “Drake nuk është i lirë”.

Momenti, i cili në mediat sociale u bë viral, e tregon yllin e “God’s plan” në super disponim gjersa dhuron çantën, derisa ai nuk ka hezituar të kërkojë ndihmë shtesë nga ekipet e sigurisë, që dalja e zonjës fituese të ishte sa më e sigurtë.

@designer.ave His show tonight at the Forum in LA 😍But why wasnt it me lmao #itsablurtour #drake #birkin #losangeles #forum #california ♬ original sound – Designer.ave

Birkin, i quajtur sipas aktores britanike Jane Birkin, është një nga çantat më të shtrenjta në treg, me stile të ngjashme me ato që Drake duket se ka dhuruar edhe në të kaluarën.

Çantat madje kanë listën e tyre të pritjes dhe disa shiten për më shumë se 400 mijë dollarë, shkruan People, transmeton AlbanianPost.

Në një intervistë të vitit 2017 me The Hollywood Reporter, Drake zbuloi se ai është disi një adhurues i Birkinit – ai i mbledh çantat me shpresën që një ditë t’ia dhurojë të gjitha “gruas me të cilën do të martohet”.

Çantat janë njëkohësisht një simbol statusi dhe një element kryesor i kulturës pop, pasi janë parë kudo, nga krahu i Kim Kardashian deri tek, Seema Patel në rikthimin e “Sex and the City And Just Like That”, këtë sezon.

Turneu i Drake “It’s All A Blur”, i cili filloi në korrik, do të zgjasë deri në tetor, duke bërë ndalesa në Kanada, Las Vegas, Nashville dhe më shumë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore