Lajme

Draft-statuti i Asociacionit s’do të mund të vendoset lehtësisht në sistemin juridik dhe politik të Kosovës, thotë Hysa  


Ylber Hysa

Ish-ambasadori i Kosovës në Mal të Zi, Ylber Hysa, beson se draft-statuti i publikuar nga Ish-inspektori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Burim Ramadani, për të cilin u tha se është ai që Kosova e ka pranuar, nuk do të jetë aq i lehtë për t’u vendosur në sistemin juridik dhe politik të Kosovës.

Në një intervistë për Radio Televizionin e Kosovës, RTK, diplomati kosovar duke komentuar për preambulën që ka ky draft-statut i Asociacionit, ku përmendet edhe Rezoluta 1244 i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuar, tha se i njëjti është vendosur aty sa për t’ia bërë qefin palës tjetër, në këtë rast, Serbisë.

“Përmendja e Rezolutës 1244 mund të jetë aty edhe një lloj vënge e cila në fund do të duhej, ndoshta të ishte vegëz për të akorduar atë që është premtuar brenda njohjes de facto, që do të ishte një vend për Kosovën në OKB, dhe referimi mbi 1244, dikush mund ta ketë menduar si fusnotë ndërlidhëse, në këtë aspekt është një sojë me dy tehe”.

Sipas tij ky draft parasheh edhe disa nga instrumentet e reja përveç përmendjes së rezolutës 1244 dhe se duhet pasur kujdes, sepse djalli fshihet në detaje.

“Në këtë draft përmendet edhe arbitrazhi ku fjalën e fundit do ta jep BE, po ashtu këtu kishte edhe elemente të tjera që nuk njihen brenda sistemit tonë juridik, sikurse është arbitrazhi”, tha Hysa .

Diplomati kosovar se ky draft-statut mund të konsiderohet edhe një lloj prapakthimi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore