Lajme

Dodik provokon me forcat policore të Republika Srpska


Anëtari serb i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Millorad Dodik, prej disa ditësh është duke proklamuar një “konflikt” të ri në rajon.

Dodik çdo lëvizje të mundshme në rajon ka përdorur duke dhënë “përgjigje” për secilën situatë, përfshi edhe ngjarjet e fundit në Veri të Kosovës.

Studiuesi i shkencave politike dhe analisti i Evropës Juglindore dhe çështjeve ndërkombëtare nga Sarajeva, Jasmin Mujanoviç, ka publikuar video ku shihen forcat e policisë siç i quan ai “paramilitare” të Republika Srpskas-s duke demonstruar forcë dhe parakalim nën një uniformë e cila përdoret nga njësitë elitare të policisë ose ushtrisë.

Njohësi i çështjeve ndërkombëtare, boshnjaku Mujanoviç ka shkruar se është e qartë që Dodik-u po tregon vullnetin e tij politik për të nxitur konflikt, duke tentuar të shkëput Republia Srpska nga Bosnja dhe Hercegovina.

Sipas tij, Dodik për ta realizuar këtë qëllim ka kërkuar armatim nga Rusia.

Ndërsa në një video tjetër, gazetari boshnjak ka shkruar se këto forca nëse nuk arrijnë ta bëjnë puçin e Dodik-ut, ato mund të vrasin shumë njerëz.

“Skena nga ushtrimet e sotme të njësisë së RS “policia” në mes të krizës së shkëputjes së BeH. Një ushtrim për demonstrimin e kapaciteteve paraushtarake të MUP-it të RS. Edhe nëse këto forca nuk janë në gjendje të orkestrojnë me sukses puçin e Dodik vetëm, ato mund të vriten shumë njerëz”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore