Lajme

Dodik: Bosnje e Hercegovina ka marrë rrugën e ndarjes


Millorad Dodik

Presidenti ultra-nacionalist i Republikës Srpska – entiteti serb në Bosnje e Hercegovinë – Millorad Dodik, ka njoftuar se do të jetë në Bruksel më 5 nëntor, ku do të marrë pjesë në një takim të nivelit të lartë në kryeqendrën evropiane, duke thënë se nuk do të humbasë rastin të thotë se çfarë mendon se duhet bërë në emër të RS-së.

“Të 14 prioritetet që Komisioni Evropian i ka vendosur BH-së mund të futen në rendin e ditës, por së pari duhet të zgjidhen çështjet e Gjykatës Kushtetuese të BeH-së, OHR-së [Zyra e Përfaqësuesit të Lartë në BeH] dhe Ligjit për Zgjedhjet”, ka thënë Dodik.

Siç ka theksuar i sanksionuari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Sarajevë ka spekulime se Përfaqësuesi i Lartë në BeH Christian Schmidt mund të vendosë një ligj për procesin zgjedhor, “por se kjo është absolutisht e papranueshme.

“Ne i konsiderojmë veprime të tilla si çdo hap më afër ndarjes paqësore në Bosnje e Hercegovinë”, shtoi.

Në vlerësimin e autoritarit Dodik, Bosnje e Hercegovina ka marrë “rrugën e ndarjes”, por se nuk mund të thotë se kur do të përfundojë përfundimisht.

Dodik: Gjermania do falimentojë më shpejt se Republika Srpska

Dodik, i sanksionuar nga ShBA dhe Mbretëria e Bashkuar, vazhdimisht është duke bërë thirrje dhe ndërmarrë veprime destabilizuese në BeH, që janë në kundërshtim me Marrëveshjen e Dejtonit [Marrëveshja që i dha fund luftës në BeH, më 1995], dhe kundër rendit kushtetues të BeH-së.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore