Sport

Djokovic largohet nga Australia pas 11 ditësh, ndalesa tre-vjeçare mund të përfundojë më herët


Pasi u dëbua nga Australia për shkak të mosvaksinimit, Novak Djokovic-it iu ndalua hyrja atje edhe për një periudhë tre-vjeçare.

Mirëpo, numri një i tenisit në botë, mund të rikthehet më shpejt atje, pavarësisht se njëherë iu ndalua.

Sipas kryeministrit australian, Djokovic mund të kthehet në Australi më shpejt sesa ishte e parashikuar në ndalesën e tij.

“Ndalimi shkon në një periudhë trevjeçare, por ekziston mundësia që ata të kthehen në rrethanat e duhura dhe kjo do të konsiderohet në atë kohë,”, theksoi kryeministri Scott Morrison, shkruan BBC.

Kjo potencialisht do t’i lejonte Djokovic-it të merrte pjesë në vitin e ardhshëm në Grand Slam-in e njohur të “Australian Open”.

Turneu i këtij viti, i cili është lënë në hije nga problemet e vizave të lojtarit të pavaksinuar, filloi në Melburn të hënën.

Djokovic ishte planifikuar të luante më vonë gjatë ditës së hënë, por dëbimi i tij dramatik vetëm disa orë më parë, i dha fund shpresave të tij për të fituar një titull rekord të 21-të.

Djokovic u largua nga Australia të dielën pas 11 ditësh përballjesh të jashtëzakonshme ligjore, pasi që tenisti më në fund shteroi opsionet e tij dhe nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të shoqërohej në aeroport nga policia.

Lojtari serb fluturoi nga Melburn për në Dubai gjatë mbrëmjes të së dielës, destinacioni i të cilit ishte Beogradi, me të mbërritur aty.

Ai u pa duke dalë nga fluturimi me një maskë në fytyrë dhe duke mbajtur dy çanta, i cili tha se ishte “i zhgënjyer” nga vendimi i gjykatës australiane, por ai shtoi se e respektonte vendimin e tyre.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore