Shqipëria

Divjakë, arrestohet një 40-vjeçar i shpallur në kërkim për rrëmbimin e një personi


Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë kanë ndaluar një shtetas me inicialet Sh. K., banues në Lushnjë, i cili ndodhej në kërkim.

40-vjeçari Sh.K., në bashkëpunim me shtetasit A.B., 24 vjeç dhe G.B.,19 vjeç, banues në Divjakë, kanë tentuar të marrin me forcë më datë 6 dhjetor të vitit 2020, shtetasin J.Ll. 31 vjeç.

Ndaj Sh.K. rëndon masa “Arrest me burg” për kryerjen e veprave penale “Heqja e paligjshme e lirisë, e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim” dhe “Konkurrenca e paligjshme nëpërmjet dhunës”.

Ndërsa, A.B. dhe G.B. vijojnë të jenë në kërkim.

“Materialet kanë kaluar pranë Prokurorisë të Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprime të mëtejshme”, ka njoftuar ndër të tjera policia.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore