Sport

Ditë historike për Prishtinën


Norvegjia është vendi i cili pret Prishtinën në ndeshjen e tyre më të rëndësishme të vitit, por jo vetëm.

Bardhekaltrit vijnë në stadiumin “Aspmyra” të Bodo-s për t’u përballur me Bodo/Glimt në ndeshjen e kthimit në kuadër të kualifikuese për Conference League.

UEFA Conference League është një ligë e re Evropiane, e cila i fillon garat e saj këtë vit, për herë të parë.

Të gjitha skuadrat që arrijnë fazën e grupeve, duhet të kalojnë nëpërmjet fazës kualifikuese.

Aktualisht, jemi në gjysmëfinalet e fazës kualifikuese, me kampionin e Kosovës, Prishtinën, që është vetëm 90 minuta larg finales.

Të përzgjedhurit e Zekirja Ramadanit sot përballen në ndeshjen e kthimit me norvegjezët e Bodo/Glimt.

Ndeshja e parë përfundoi me rezultat 2-1 në favor të kryeqytetasve, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Sot, me fillim në orën 18:00, kryeqytetasit zbresin në fushë me mendjen te historia, në synim për ta shkruar atë për futbollin kosovar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore