Shëndet

Disa mënyra për të mbajtur në kontroll sheqerin e gjakut


Një nga mënyrat më të domosdoshme për të mbajtur nën kontroll nivelin e sheqerit në gjak është përzgjedhja e një regjimi të shëndetshëm ushqimor.

Ky i fundit është i dobishëm për të parandaluar progresin e diabetit dhe efektet anësore të ushqimeve të përpunuara dhe të ëmbla.

Ushqimet e përpunuara

Shumica prej këtyre ushqimeve përmbajnë karbohidrate dhe sheqerna shtesë të cilat arrijnë të rrisin në mënyrë të konsiderushme nivelin e sheqerit në gjak.

Hiqni dorë prej bukës së bardhë, ëmbëlsirave, dhe drithrave. Zgjidhni bukë me drithëra të plotë, perime dhe fruta.

 

Pijet dhe ushqimet me sheqer

Frutat, arrorët, kosi natyral me fruta pylli, karrotat ndihmojnë në balancimin e sheqerit në gjak.

Ato çlirojnë sheqerin natyral në gjak në mënyrë shumë të ngadaltë. Mos harroni që edhe lëngjet e frutave të shtrydhura vetë, konsiderohen si një pije me sheqer ndaj duhen konsumuar me kujdes.

Më shumë proteina dhe perime

Barishtet, sallatat dhe perimet duhet të përbëjnë të paktën gjysmën e ushqimit tuaj ditor. Fibra që ato përmbajnë ju mban të ngopur për shumë gjatë dhe ekuilibron sheqerin në gjak.

Për më tepër, ato përmbajnë pak kalori. Proteina nga ana tjetër ngadalëson çlirimin e karbohidrateve dhe sheqerit në gjak. Proteinën e gjeni tek mishi pa dhjamë, peshku, veza, produktet e bulmetit, arrorët dhe farat.

Kujdes me etikat

Nëse blini ushqime të paketuara, kontrolloni etiketat në mënyrë që të zbuloni sasinë e sheqernave të fshehur. Studimet tregojnë se këto të fundit gjenden tek drithërat, buka, salcat, ushqimet e gatshme dhe të përpunuara. Sheqernat maskohen me terma të ndryshëm si glukozë, dekstrozë, ëmbëlsues, shurup e të tjerë. Nëse një produkt përmbajn më shumë se 5 përqind sheqer për çdo gramë sasi atëherë mos e konsumoni.

 

 

Kujdes me alkoolin

Alkoli mund të shkaktojë luhatje të forta në nivelin e sheqerit në gjak.Pirja afatgjatë e tij nxit shtimin në peshë dhe rezistencën ndaj insulinës. Të dyja së bashku rrisin shanset e shfaqjes së diabetit. Për më tepër, kryeni aktivitet fizik dhe flini gjumë mjaftueshëm.

 

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore