Sport

Dimitrios Grammozis, emri më i ri që mund të marrë drejtimin e Schalke 04


Pas furtunës së shkarkimeve te Schalke 04, mes të cilëve edhe trajneri Christian Gross-i, emri që qarkullon për të zëvendësuar këtë të fundit është ai i Dimitrios Grammozis-it.

Grammozis-i karrierën e ka filluar në 2014 me ekipet zinxhirë të Bochum-it në Gjermani. Greko-gjermani 42-vjeçar së fundmi, për një periudhë nga shkurti i 2019-s deri në qershorin e 2020-s ishte në pankinën e Darmstadt-it.

Darmstadt-in e udhëhoqi në 47 ndeshje: 20 fitore, 15 barazime dhe 12 humbje, si dhe një mesatare pikësh 1.60 për ndeshje.

Tekniku nuk ka arritur asnjëherë të ketë paraqitje në Bundesligë dhe duket se kjo do të jetë hera e parë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore