Lajme

Digjet vetura e zyrtares së komunës paralele në Leposaviq


Vetura e djegur

Të mërkurën të ashtuquajturës zyrtare të Komunës paralele në Leposaviq i është djegur makina, kanë raportuar mediat serbe me seli në Kosovë.

Makina është vënë në flakë ndërsa ajo ka qenë e parkuar jo larg shkollës së mesme në Komunën e Leposaviqit.

Në veturë, siç raporton Kosovo Online, janë shkaktuar dëme të mëdha materiale, ndërsa nga zjarri janë dëmtuar edhe dy automjete të tjera.

Banorët që jetojnë aty pranë, i kanë thënë Kosovo Online, se Policia e Kosovës dhe Zjarrfikësët kanë arritur në vendin e ngjarjes shumë shpejt.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Rajonin e Veriut, Veton Elshani, ka potencuar se ende nuk janë të qarta motivet e zjarrvënies.

Vetura e djegur

Javë më parë edhe në Zveçan një personi i ishte djegur vetura.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se i është djegur vetura e tij me targa lokale. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse. Rasti nën hetime”, thuhej në raportin 24-orësh të policisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore