Sport

Diego Simeone, shumë afër rinovimit


Fituesi i La Liga-s, Diego Simeone, është afër rinovimit me “Los Rojiblancos”.

Më 1 korrik, Simeone do të fillojë dekadën e dytë në krye të Atletico-s.

I prezantuar në po atë datë, në vitin 2011, Simeone do të kthente Atletico-n në skuadër të madhe.

Gjatë kohës së tij në klub, deri më tani, ai ka fituar:

Dy trofe të Europa League.

Dy herë kampion i La Liga-s.

Dy herë kampion i Superkupës së Evropës.

Një herë kampion i Kupës së Mbretit, një herë kampion i Kupës së Spanjës.

Ka munguar suksesi në Champions League, ku është mundur dy herë nga rivalët e qytetit, Real Madrid-i.

Simeone e ka kthyer Atletico-n nga një skuadër e mes-tabelës, në një skuadër që gjithmonë lufton për titull dhe merr pjesë në Champions.

Kundër Barcelonës së Messi-it e Real Madrid-it të Ronaldo-s, kundër Zidane-s, Pep Guardiola-s, Ancelotti-t, Luis Enrique-s e shumë të tjerëve, Simeone ka qenë i mrekullueshëm.

Edhe pse stili i tij i lojës nuk të jep shumë kënaqësi, sjell shumë rezultate.

Për këtë gjë, Atletico do ta shpërblejë argjentinasin me kontratë të re.

Kontrata e re pritet të nënshkruhet ditët e ardhshme dhe do të jetë e vlefshme deri në vitin 2024.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore