Shqipëria

DIA italiane përfshin drogën nga Shqipëria në raportin gjashtëmujor


Krimi vepron në heshtje, duke depërtuar në strukturën prodhuese ekonomike dhe duke shfrytëzuar bashkëfajësinë e sipërmarrësve, profesionistëve dhe përfaqësuesve institucionalë.

Ky ishte një nga pasazhet kyçe të raportit gjashtëmujor të Drejtorisë ialiane të Hetimit Antimafia (DIA) lidhur me fenomenet e krimit të organizuar të llojit mafioz në gjysmën e parë të vitit 2022.

Më shumë se 92 milionë euro të sekuestruara, konfiskime për 42 milionë e 615 kompani të monitoruara, 289 skualifikime antimafia dhe mbi 73 mijë raportime për transaksione të dyshimta të analizuara: këto janë shifrat për semestrin që kanë të bëjnë edhe me Puglia-n.

Lajmi u bë i ditur nga transmetuesi lokal “Tele Bari”.

Raporti konfirmon praninë e tre skenarëve makro kriminalë në rajon: mafia e Foggia-s, skena e krimit në Bari dhe Sacra Corona Unita.

Hetuesit raportojnë një klimë tensioni për shkak të presionit të rekrutëve të rinj, të etur për t’u ngjitur në hierarkitë kriminale, por edhe nga ndryshimet e papritura në aleanca.

Ndër operacionet e kryera bie në sy aftësia e klanit Parisi, që vepron kryesisht në lagjen Japigia të Barit, për të hyrë në qarqet ekonomike legale për të pastruar paratë e pista.

Të ardhurat nga trafiku i drogës përbëjnë ende një nga burimet kryesore të pasurimit të klaneve që shfrytëzojnë kanalet e furnizimit kryesisht të huaja, në dialog me grupet kriminale shqiptare.

Raporti i DIA-s nënvizon gjithashtu një ndërthurje të interesave kriminale midis klanit napolitan Moccia dhe disa përfaqësuesve të autoriteteve lokale puglieze të interesuar për zgjidhjen e problemeve që lidhen me autorizimet dhe kontratat.

Gjithashtu në semestrin në fjalë në Bari ka pasur një disponueshmëri të dukshme të armëve nga organizatat kriminale, e dëshmuar nga arrestimet dhe sekuestrimet e shumta të kryera ndaj autorëve me dosje të pastër.

Masat thelbësore të parandalimit të aseteve të kryera nga DIA në semestër dokumentojnë gjithashtu nivelin e lartë të kontrastit, nga ana e institucioneve, ndaj çdo forme të depërtimit në botën ekonomike të mafias pulieze.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore