Sport

Dhuna në Ligue 1 nuk ka të mbaruar (VIDEO)


Këtë sezon të ri në Ligue 1 franceze ka pasur disa episode dhune në brendësi të stadiumeve. Deri më tani janë regjistruar tre përplasje mes tifozëve, apo dhe mes tifozëve dhe lojtarëve.

Pas incidenteve në ndeshjet Nice – Marseille, Lens – Lille dhe Montpellier – Marseille, një tjetër incident është regjistruar ditën e mërkurë.

Kësaj here incidenti është regjistruar jashtë fushës së blertë dhe stadiumeve. Ditën e mërkurë u përballën Montpellier-i dhe Bordeaux, e përfunduar në shifrat 3-3.

Tifozët ultras shumë të flaktë të ekipit vendas, Montpellier-it, ose siç njihen ndryshe si “huliganë”, i zunë pritë një autobuzi me tifozë miqë në një prej rrethrrotullimeve në dalje të qytetit dhe i sulmuan.

Sipas njoftimit të policisë, 16 tifozë të Bordeaux mbetën të plagosur lehtë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore