Sport

Ligue 1, incidentet dhe trazirat nuk kanë fund


Ligue 1 po kthehet në një kampionat problematik përsa i përketë situatave të pakëndëshme në stadiume dhe sherreve që ndodhin në to.

Pas incidenteve të mëparshme në ndeshjet Montpellier – Marseille dhe Nice – Marseille, përsëri ka pasur incident në ndeshjen e të shtunës mes Lens-it dhe Lille-s.

Në pushimin e pjesës së parë, tifozët vendas kanë zbritur në fushën e stadiumit “Felix Bollaert”, duke shkaktuar trazira me tifozerinë mike. Por, pas ndërhyrjes së policisë situata u qetësua dhe tifozët u rikthyen në vendet e tyre.

Ndeshja u zhvillua normalisht deri në fund. Lens-i mori një fitore minimale 1-0 ndaj kampionëve në fuqi të Ligue 1.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore