Shqipëria

Devoll: Aksidentoi për vdekje të moshuarin, në pranga 30-vjeçari


Mëngjesin e 25 gushtit, nga policia e Devollit është bërë i mundur arrestimi i drejtuesit të mjetit që një ditë më parë aksidentoi për vdekje një 77-vjeçar.

Përkatësisht shtetasi A. K., 30 vjeç, banues në fshatin Hoçisht, Devoll, mbrëmjen e djeshme, pranë kryqëzimit të fshatit Cangonj, Devoll, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, u përplas me mjetin motor tip “Piaggio”, pa targa.

Ky i fundit drejtohej nga shtetasi A. Sh., 77 vjeç, banues në fshatin Cangonj, Devoll. Si pasojë e plagëve të marra ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore