Lajme

Dështon – sërish – evakuimi i Mariupolit


Evakuimi i civilëve nga qyteti i Mariupolit ka dështuar sërish, teksa zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereschuk, ka akuzuar Moskën për mbyllje të rrugëve nga ku do të kalohej.

Sipas saj, një përpjekje e radhës do të zhvillohet gjatë të hënës, por sërish nuk ka shumë optimizëm mbi çfarë po ndodh në juglindje të vendit.

Sipas Vereschuk, Kremlini po kërkon të hapë një rrugë humanitare, e cila do t’i drejtojë qytetarët për nga territori rus dhe jo për në qytete të tjera ukrainase.

Gjithashtu, këto përpjekje për evakuim nuk përfshijnë ushtarët apo civilët, të cilët gjenden në fabrikën e hekurit dhe çelikut, Azovstal.

Thirrje nga ana e presidentit të vendit, Volodymyr Zelensky, është edhe kundrejt homologut të tij turk, Recep Tayyip Erdogan, që të ndërhyjë dhe të ndërmjetësojë me Vladimir Putinin, evakuimin e pakushtëzuar të Mariupolit.

Nuk ndihet ende ndërkaq nëse Erdogan do të ndërhyjë apo jo mbi këtë çështje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore