Lajme

Dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi në mungesë kuorumi


Komisioni për Ekonomi.

Të martën ka dështuar që të mbahet mbledhja e Komisonit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti pasi mungesës së kuorumit, kjo pasi deputetëve të opozitës nuk morën pjesë në votim të rendit të ditës.

Në rend dite ishte paraparë miratimi i projekt-rezolutës për raportin vjetor të ZRRE-së për vitin 2022 si dhe shqyrtimin e planeve vjetore të performancës për vitin 2024, të agjencive dhe rregullatorëve që i raportojnë Komisionit.

Kryetari i këtij Komisioni Ferat Shala, ka thënë se në mungesë kuorumi mbledhja nuk mund të vazhdoj

“Nuk kalon rendi ditës, nuk ka kuorum. Shihemi pas vitit ri në sesionin e ri pranveror”, tha Shala.

Të hënën ka dështuar të mbahet edhe mbledhja e Komisionit për rezervat shtetërore, kjo për shkak të mungesës së mazhorancës.

Kryetari i Komisionit ad-hoc, Rashit Qalaj, ka thënë se deputetët e partisë s’kanë dhënë arsye për mosprezencën e tyre.

“Siç po e shihni, puna e Komisionit pamundësohet për shkak të deputetëve të Vetëvendosjes, të atyre që vazhdimisht janë thirrur në ligj, rend, drejtësi. Sot vetëm një nga deputetët, kolegu Driton Hyseni ka lajmëruar që për shkaqe personale e për shkak të një angazhimi s’mund të vjen, që është një mungesë me arsye, e për të tjerët s’kemi asnjë informatë të vetme”, ka deklaruar Qalaj.

Para dy jave komisioni për rezervat shtetërore kishte mbajtur mbledhjen e parë.

Ndërsa, për shtatë herë radhazi kishte dështuar konstituimi i këtij komisioni për shkak, për shkak të bojkotimit të deputetëve të pozitës për të marrë pjesë në mbledhje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore