Gjykata Speciale

Dëshmitari i 35-të pohon se rrëmbimi i tij nuk kishte të bënte me UÇK-në


Dëshmitari i 35-të në Gjykatën Speciale.

Dëshmitari i 35-të me kodin W04444, gjatë dëshmisë së tij ka pohuar se arrestimi dhe ndalimi i tij në fshatin Likoc nga pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nuk kishte lidhje as me këta të fundit e as me luftën.

Në një pjesë ku seanca kaloi në të hapur, ai duke u përgjigjur në pyetjet e mbrojtjes së ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, pretendoi se arrestimi dhe ndalimi i tij nga UÇK-ja kishte të bënte me një mosmarrëveshje apo sherr në mes tij dhe një familje nga fshati i tij.

“Ju mendoni se qëndrimi juaj është se çfarë iu ka ndodhur, fakti që iu rrëmbyen dhe ndaluan në Likoc, kjo a ka ardhur si rezultat i një mosmarrëveshje apo sherri që keni pasur me një familje në fshatin tuaj”, pyeti Keohe.

Ndërsa avokati Kehoe, i ka kërkuar dëshmitarit të mos përdorë emra.

“Dëshmitar jemi në seancë publike kështu që ju lutem mos përdorni emra”.

Ish krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“A është e vërtetë dëshmitar? Pra ajo që ju ndodhi juve nuk kishte të bënte as me UÇK-në e as me luftën apo jo dëshmitar”, ka pyetur Kehoe.

Pas pyetjes së avokatit, dëshmitari pohoi një gjë të tillë.

Avokati i Rexhep Selimit, Geoffrey Roberts, e pyeti dëshmitarin lidhur me kontradiktat në deklaratat e tij lidhur me kohëzgjatjen e keqtrajtimit gjatë ndalimit të tij.

“Pra nuk keni ide se sa kohë ka zgjatur rrahja apo se sa e ashpër ka qenë”, pyeti Roberts.

E dëshmitari iu përgjigj se nuk kishte se si ta dinte këtë.

“Nuk kam pasur orë ta mati sesa më kanë rrahur. Pesë minuta apo ka mundur të jetë një orë, ku ta di unë? Orë s’kam pasur”, tha dëshmitari.

“Pra, ajo se çfarë iu ndodhi juve nuk kishte lidhje as me UÇK-në as me luftën”.

Ndërkaq, pas kësaj pyetje mbrojtja e Thaçit, kërkoi që të kalohet në seancë private në mënyrë që të parashtroj pyetje të tjera për dëshmitarin, gjë e cila u aprovua nga trupi gjykues.

Dëshmitari i 35-të ndaj ish krerëve të UÇK-së, dëshmon në seancë të mbyllur

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore