Aplikacione

Dëshmitarët e Apple-it kundër Epic Games


Tim Cook, shefi ekzekutiv i Apple-it dhe Craig Federighti, shefi i software-it, do jenë ndër drejtuesit kryesorë të kompanisë teknologjike që do të dëshmojnë në gjyqin kundër Epic Games.

Agjencia e lajmeve, Bloomberg, zbulon se përveç tyre do të jenë edhe Mett Fischer, nënkryetari i dyqanit të aplikacioneve të Apple-it dhe Phil Schiller, bashkëpunëtori aktual i kompanisë.

Pjesë e drejtuesve të tjerë që mund të dëshmojnë mund të përfshijnë ata që janë ngarkuar me luftimin e mashtrimit të App Store-it, me lehtësimin e pagesave, zhvillimin e lojërave, marketingun dhe marrëdhëniet e zhvilluesve të aplikacioneve.

Kjo në bazë të një liste provë të dëshmitarëve të Apple-it që paraqiten në gjykatë.

“Ne ndjehemi të sigurt se çështja do të provojë se Epic Games e ka shkelur qëllimisht marrëveshjen vetëm për të rritur të ardhurat e saj, gjë që rezulton në heqjen nga App Store-i”, thuhet në një deklaratë të kompanisë me bazë në California.

Në deklaratë thuhet se “Epic Games ka anashkaluar veçoritë e sigurisë së App Store-it në një mënyrë që do të çonte në zvogëlimin e konkurrencës dhe do të vinte në rrezik të jashtëzakonshëm privatësinë dhe sigurinë e të dhënave të klientëve”.

Sipas Bloomberg, drejtuesit priten të dëshmojnë personalisht dhe drejtpërdrejtë, ndërkohë Cook është planifikuar për një total prej 2 orë e 10 minuta duke kombinuar provën e drejtpërdrejtë, marrjen e kryqëzuar në pyetje me provën e drejtpërdrejtë.

Ndërsa Federighti, pritet të dëshmojë në një total prej 3 orë e 10 minuta. Më tej, Schiller, i cili është edhe drejtuesi i App Store-it, do të jetë në dispozicion për 11 orë.

Për sa i përket situatës, të dyja kompanitë janë përballë një gjykimi pasi Epic Games ka paditur Apple-in lidhur me heqjen e lojës së saj të quajtur Fortnite nga dyqani i aplikacioneve, App Store.

Apple-i e hoqi lojën e Epic Games nga App Store-i pasi ishin anashkaluar rregullat e saj të blerjes së aplikacioneve. Kompania e kundërshtoi Epic Games duke përfshirë të ardhurat e krijuesit të lojërave nga mos përdorimi i sistemit të saj të blerjes brenda aplikacionit. Kjo pasi ai ngarkon një tarifë prej 30% për transaksion.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore