Pajisje

Beteja e Apple-it në Kinë për privatësinë


Apple-i dhe kompanitë kineze të teknologjisë janë vënë në garë, teksa prodhuesi i iPhone-ëve përpiqet të zbatojë politikat e tij të reja të privatësisë në Kinë.

Agjencia e lajmeve, Financial Times, zbulon se së shpejti Apple-i do të lancojë ndryshime të reja në iPhone. Ndryshime që do ju japin përdoruesve më shumë privatësi nga reklamat në telefon, tregu i të cilave ka arritur vitin e kaluar në 240 miliardë dollarë.

Në bazë të ndryshimeve, aplikacionet do të jenë të detyruara të kërkojnë leje përpara se të grumbullojnë të dhëna nga përdoruesit.

Kjo metodë është “luftuar ashpër” nga media sociale, Facebook, për arsye se pritet që shumica e përdoruesve të mos pranojnë dhe të përgjigjen negativisht lidhur me dhënien e lejes për marrjen e të dhënave.

Përpos kësaj, Apple-i po përballet edhe me kompanitë teknologjike në Kinë, të cilat po testojnë mënyra për të mposhtur sistemin dhe për të vazhduar gjurmimin e përdoruesve pa marrë lejen e tyre.

Nga ana tjetër, Apple-i ka paralajmëruar se do të refuzonte dyqani i saj i aplikacioneve, App Store, çdo aplikacion që “zbulohet se shpërfill zgjedhjen e përdoruesit”.

Ditën e enjte, kompania ka lëshuar paralajmërime për dy aplikacione kineze duke u kërkuar atyre të heqin dorë nga ndjekja e përdoruesve.

“Ne zbuluam se aplikacioni juaj mbledh informacione të përdoruesit nga pajisja dhe krijon një identifikues unik për pajisjen e përdoruesit”, lexohet në një nga paralajmërimet, shkruan Financial Times.

Këto paralajmërime të Apple-it vijnë si një përpjekje e kompanisë për të mbledhur çdo rezistencë ndaj politikës së saj të re, e cila ka qenë thellësisht jopopullore në të gjithë botën.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore