Përballje

Derbi “Maradona”, Napoli pret Barcelonën për të vendosur fatin e të kualifikuarit


Napoli dhe Barcelona do të përballen në kuadër të ndeshjes së kthimit në play-off të Europa League.

Vendi i tretë në Itali, pret vendin e katërt në Spanjë dhe vetëm njëra do të ketë kënaqësinë që të shijoj kualifikimin.

Para një jave, ndeshja e parë që u zhvillua në “Camp Nou” solli shumë mundësi, por vetëm dy gola.

Secila nga skuadrat shënoi nga një gol, me Napoli-n që mund të quhet fituesja e ndeshjes së parë pasi mori rezultat pozitiv nga Spanja.

Barazimin e Katalunisë, skuadra e drejtuar nga Luciano Spalletti do të tentojë ta kthejë në fitore në Napoli.

Në stadiumin “Diego Armando Maradona”, zhvillohet ai derbi që të dy palët e quajnë Derbi “Maradona” – në nderë të legjendës argjentinase që luajti për të dy klubet.

Të dy skuadrat kanë mungesat e tyre – por të dyja skuadrat njëkohësisht kanë të gjithë lojtarët kryesor aktiv.

Napoli ka rekord pozitiv përballë skuadrave spanjolle në Itali, ku kanë humbur vetëm një nga dhjetë duelet që kanë zhvilluar aty.

Në anën tjetër, Barcelona nuk njeh histori të mirë në ndeshjet me eliminim në Evropë viteve të fundit.

Katalunasit kanë fituar vetëm një nga dhjetë ndeshjet e fundit me eliminim direkt në garat Evropiane, duke dështuar që të shënojnë në gjashtë ndeshje.

Takimi i sontshëm pritet që të jetë shumë interesant, me dy skuadrat që konsiderohen në mesin e favoritëve për t’i shkuar deri në fund turneut.

Në orën 21:00, qyteti i Napoli-t pushon dhe gjithçka fokusohet te ndeshja.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore