Përballje

Derbi i Borussia-ve, Dortmund i shënon gjashtë herë Gladbach-ut


Dortmund ka arritur një fitore të thellë, duke e shkatërruar tërësisht Monchengladbach-un në derbin e Borussia-ve.

Në një ndeshje të ish-ave, Marco Reus dhe Marco Rose triumfuan dhe u treguan të pamëshirshëm.

I pari u përfshi në pesë nga gjashtë golat e skuadrës së tij, kurse i dyti i drejtoi nga vija për një ndër fitoret më të thella të sezonit.

Një ndeshje që u dominua tërësisht nga Dortmund, pa edhe shumë gola të Fortmund.

Ishte Marco Reus ai që hapi llogarinë e golave, duke shënuar për 1-0 në minutën e 26-të.

Gjashtë minuta më vonë, kapiteni i verdhezinjëve u kujdes që të asistonte, me Malen që shënoi për 2-0.

Rezultati nuk ndryshoi deri në minutën e 70-të, por më pas Dortmund u fut në aksion të shpejtë golash.

Brenda katër minutave, Reus asistoi dy herë për Wolf dhe Moukoko, që e dërguan rezultatin në 4-0.

Golin e pestë, Reus e shënoi vet pas asistimit të Hummels, kurse u tregua shumë altruist duke ia lënë Emre Can-it penalltinë për rezultatin përfundimtar, 6-0.

Dortmund mbetet në garën për titull, ku pas 23 javëve ka gjashtë pikë më pak se Bayern, me 49.

Gladbach zhytet edhe më shumë në krizë, me 26 pikë në vendin e 13-të dhe në luftë për mbijetesën.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore