Lajme

Deputetët kërkojnë debat për barrierat tregtare me Serbinë, pjesëmarrja e ministres Hajdari e domosdoshme


Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, gjatë ditës së marte ka diskutuar për organizimin e një debati publik lidhur me barrierat tregtare në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Për këtë janë pajtuar të gjithë anëtarët e Komisionit ndërsa për çështjen e kohës se kur do të mbahet ky debat i mbetet Ministrisë së Tregtisë që të vendos.

Kryetari i këtij komisioni, nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka thënë se një debat i tillë publik i ndihmon qasjes ekonomike, duke shtuar se është e nevojshme që në këtë debat të jetë pjesmarrës edhe ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ka thënë se është i domosdoshëm debati për barrierat tregtare Kosovë-Serbi.

“Çfarëdo veprimin që merr Qeveria ne jemi pjesë e Parlamentit dhe duhet të diskutohet me neve. Në këtë drejtim ne duhet të respektojmë ligjet tona dhe kur jemi bashkë ia dalim”.

Ndërsa Driton Hyseni nga Lëvizja Vetëvendosje, ka potencuar se vendimin për debatin mund ta marrin vetëm nga komunikimi me ministrinë dhe Odat Ekonomike.

Në anën tjetër Deputetja e VV-së, Jeta Statovci shtoi se është i nevojshëm koordinimi në këtë drejtim.

“Bashkërisht duhet koordinuar se kur është koha e përshtatshme, ose nëse kanë ndonjë specifikim rreth temës, kisha thanë që me e marr gatishmërinë e palës tjetër”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore