Film

Denzel Washington dhe Spike Lee ribashkohen për të risjellë filmin “High and Low” të vitit 1963


Aktorët amerikanë, Denzel Washington dhe Spike Lee po ribashkohen për filmin e tyre të pestë së bashku – i pari që nga “Inside Man” i vitit 2006.

Apple Original Films dhe A24 janë partnerë në “High and Low”, i cili do të dalë në skenë nga A24 përpara një lansimi global në AppleTV+, shkruan Variety, transmeton AlbanianPost.

Trileri, i cili fillon prodhimin në mars, është riinterpretimi në gjuhën angleze i trillerit të krimit të Akira Kurosawa me të njëjtin emër.

Filmi i vitit 1963 me protagonist Toshiro Mifune u bazua në romanin e Ed McBain “King’s Ransom”, i cili tregon rrënimin e një biznesmeni pas një pagese shpërblimi për rrëmbyesit.

Zhvilluar dhe prodhuar nga A24, Escape Artists dhe Mandalay Pictures, “High and Low” përmban një skenar të shkruar nga Alan Fox dhe Spike Lee.

Meqenëse Apple është një bashkëfinancues në “High and Low”, ky projekt nuk do të përfshihet në një marrëveshje të fundit shumëvjeçare që A24 ndërmjetësoi me shërbimin konkurrues të transmetimit Max vitin e kaluar, thanë burime të njohura me filmin.

Filmi do të prodhohet nga Todd Black (filmat “Emancipation”, “The Equalizer”) për Escape Artists dhe Jason Michael Berman (“Air”, “Nine Days”) për Mandalay Pictures.

Përveç regjisë, Lee do të shërbejë si producent ekzekutiv përmes 40 “Acres And A Mule Filmworks”.

Peter Guber i Mandalay do të shërbejë si producent ekzekutiv, së bashku me Matthew Lindner të Juniper Productions, Chris Brigham dhe Katia Washington, derisa Jordan Moldo i Mandalay është bashkëprodhues.

Lee dhe Washington më parë kanë bashkëpunuar në filmat “Mo’ Better Blues”, “Malcolm X”, “He Got Game” dhe “Inside Man”.

Ai shënon gjithashtu projektin e fundit për Washingtonin me Todd Black pas bashkëpunimeve në ekskluzivitetin “Fences”, “Ma Rainey’s Black Bottom” dhe “The Equalizer”.

Ky është bashkëpunimi i dytë i Washingtonit me Apple Original Films pas “Tragedy of Macbeth”, gjithashtu nga A24, i cili i dha atij nominimin e tij të 10-të për “Oscar” për aktorin më të mirë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore