Lajme

Dënim me burgim të përjetshëm për Lucy Letby


Lucy Letby bëhet gruaja e katërt në Mbretërinë e Bashkuar që dënohet me burgim të përjetshëm pas vrasjes së shtatë foshnjave.

Çka nënkupton se krimi i saj “është aq i rëndë sa nuk do të lirohet kurrë nga burgu”.

Vetëm tre gra të tjera janë dënuar ngjashëm me të në Mbretërinë e Bashkuar – Myra Hindley (e cila vdiq në vitin 2002), Rosemary West dhe Joanna Dennehy.

Infermierja u shpall fajtore për vrasjen e shtatë foshnjave në një njësi neonatale. Çka e ka bërë atë vrasësen seriale më të madhe të fëmijëve në kohët moderne.

33-vjeçarja është dënuar edhe për përpjekjen për të vrarë gjashtë foshnja të tjera në Spitalin Kontesha e Chesterit midis qershorit 2015 dhe qershorit 2016.

Ajo ka injektuar qëllimisht te foshnjat ajër, ka ushqyer me forcë të tjera me qumësht dhe ka helmuar dy nga foshnjat me insulinë.

Zëvendësoficeri i Lartë i Hetimit, Kryeinspektori i Detektivit Nicola Evans, ka reaguar mbi vendimin.

“Asgjë nuk do t’i rikthejë foshnjat që vdiqën ose nuk do të largojë dhimbjen dhe vuajtjet e përjetuara nga të gjitha familjet ndër vite, por shpresoj se dënimi domethënës do të sjellë pak ngushëllim në këtë kohë të errët”, ka thënë ai.

Sakaq, pjesa më e madhe e diskutimeve rreth seancës së dënimit të Lucy Letby është fokusuar në refuzimin e saj për t’u paraqitur në bankën e të akuzuarve.

Sekretari i Drejtësisë Alex Chalk ka thënë se qeveria donte të ndryshonte ligjin për të detyruar shkelësit të merrnin pjesë në dënimin e tyre.

“Lucy Letby nuk është thjesht një vrasëse, por një frikacake, dështimi i së cilës për t’u përballur me familjet e viktimave të saj, duke refuzuar të dëgjojë deklaratat e tyre dhe dënimin e shoqërisë, është fyerja e fundit”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore