Libra

Deluzioni Zot


Njëra ndër hipotezat më të përfolura në historinë e njerëzimit është ajo e Zotit. Disa e përkufizojnë si hakmarrës, mizor, të padrejtë, disa e përkufizojnë si të drejtë, të plotfuqishëm, të gjithëdijshëm, mëshirues dhe falës, ndërsa disa të tjerë e përshkruajnë si një koncept bosh.

Por, si duket ai? Është gjigant, i bukur, i shëmtuar, i padukshëm, mashkull apo femër? Disa i dhënë atributet më të mira, disa të tjerë duke i dhënë atributet negative, e disa edhe e mohojnë në tërësi atë, kurse një grup tjetër thonë se nuk është një Zot, por janë disa.

Këto nuk janë pyetje dhe përgjigje të thjeshta, ato janë dilema mijëvjeçare. Mirëpo, argumentet për dhe kundër zotit duket se janë jo të vetëmjaftueshme dhe të forta.

Shumë “argumente” për dhe kundër dhe dilemat rreth këtij koncepti përgjatë historisë së njerëzimit i gjejmë të grumbulluara në librin e Richard Dawkins-it “Deluzioni Zot”, si Zoti i Abrahamit është krijues i gjithësisë, ai endet/sillet nëpër gjithësi apo jashtë saj dhe si i tillë ka cilësi të pakëndshme njerëzore.[1]

Po ashtu, zoti i deistëve të iluminizmit të shek. XVIII shfaqet si qenie më e lartësuar: që e meriton krijimin e tij kozmik, që ngrihet mbi shqetësimin për çështjet e njerëzve, i përmbajtur me sublimitet nga mendimet tona private dhe shpresat, pa ia ndier për mëkatet tona të shumëfishta, apo pendimet e belbëzuara.[2]

Ndërsa zoti i teistëve është një fizikan përtej fizikani, abc-ja e matematikës, apoteozë e disenjatorëve, një hiperinxhinier që i ka vënë ligjet dhe konstantat e universit, i ka punuar me një saktësi të hatashme dhe me dije paraprake.

Pra, zoti i tyre e ka detonuar atë që sot e njohim si Big Bengu i nxehtë, pastaj ka dalë në pension dhe nuk është bërë më i gjallë askund.[3]

Ky zot në njëfarë forme e injoron edhe punën precize dhe veprën e vet.

Argumentet për ekzistimin e zotit kryesisht ndahen në dy kategori, atë a priori dhe a posteriori. Të 5(pesë) argumentet që na ofron Shën Thoms Aquinas janë argumente a posteriori, të cilat janë kryesisht të mbështetura në hetimet e botës.

Kurse argumenti më i famshëm a priori, në mesin e argumenteve që mbështetën në rezonimin logjik, është argumenti ontologjik i Shën Anselm-it të Canterbury-t, i cili pastaj është riparaqitur nga shumë filozof në mënyra të ndryshme.[4] Mirëpo, David Hume dhe Immanuel Kant janë ata të cilët e përgënjeshtrojnë këtë argument.

Për fund mund të themi se, libri “Deluzioni Zot” i Dawkins-it promovon ateizmin nga njëra anë dhe nga ana tjetër nuk ofron diçka të re sa i përket dëshmisë së ekzistimit apo mosekzistimit të zotit.

Andaj, filozofi australian Doulas Gasking nuk ka arritur të dëshmoj se zoti nuk ekziston, ashtu siç nuk ka arritur as Anselm-i të dëshmoj se zoti ekziston.

Në pyetjen që i ishte bërë Russell-it, se nëse vdes dhe gjendesh i përballur me zotin i cili të kërkon arsyetim se perse nuk ke besuar në të, Bertrand Russell thotë: ”S’dhe mjaft dëshmi zot, s’dhe mjaft dëshmi”.

Prandaj, Emil Cioran-i thotë se: “Ideja e zotit është më praktikja dhe më e rrezikshmja…Përmes saj njeriu ose shpëton, ose humb.[5]

 

[1] Darwkins Richard, “Deluzioni zot”, Trembelat, Prishtinë, 2014, fq.54.

[2] Po aty, fq.54.

[3] Po aty, fq.54.

[4] Po aty, fq.94.

[5] Cioran Emil, “Lot dhe shenjetorë”, Zenit, Tiranë, 2020, fq.34.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore