Kosova

Delegacioni i Belgjikës: Kosova duhet të jetë anëtare e asociuar e Asamblesë së Përgjithshme të NATO-s


Kryetari i delegacionet belg në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, Theo Francken, ka deklaruar se Belgjika është pro anëtarësimit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s si anëtare e asociuar.

Këtë deklaratë Francken e bëri gjatë një takimi me Parlamentin Federal të Belgjikës në Kosovë.

“Kosova mund dhe duhet të jetë anëtare e asociuar e Asamblesë së Përgjithshme të NATO-s, ky do të ishte një hap i mirë i integrimit. AP-ja e NATO-s e ka të rëndësishme ta diskutojnë stabilitetin dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor, kjo mbetet prioritet për ne”, tha Francken në konferencën për media pas takimit.

Kurse gjatë konferencës për media përfaqësuesi i delegacionit të Kuvendit të Kosovës, deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Driton Hyseni, ka shprehur “falënderime për përkrahjen nga delegacioni i Belgjikës”.

Teksa bëri të ditur se tre deputetet e Parlamentit të Belgjikës e konfirmuan se e përkrahin Kosovën për integrim në Bashkimin Evropian dhe NATO.

“Përnjëmend Kosova të mos ndihet e lënë anash, por të jetë pjesë e familjes së vlerave evropiane, ashtu siç jemi”.

Ndërsa aktualisht me delegacionin e Belgjikës takimin e ka nisur kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Më vonë është bërë e ditur se do të ketë takim edhe me kryetarët dhe zëvendëskryetarët e Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri, Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë dhe Komisionit për Integrim Evropian.

Aktualisht, Kuvendi i Kosovës është pjesë e kësaj Asambleje Parlamentare si “delegacion vëzhgues”, njëjtë si Australia, Egjipti, Japonia, Koreja e Jugut, Kazakistani, Palestina dhe Tunizia. Ndërsa, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut janë delegacione anëtare.

Nëse Kosova, bëhet anëtare e këtij organi si delegacion i asociuar, ajo do t’i bashkohej Serbisë dhe Bosnjes dhe Hercegovinës nga rajoni.

Vizita e delegacionit belg vjen në një kohë tensionesh në Veri të Kosovës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore