Lajme

Dekonstruktimi i Molliqajt për çfarë ndodhi në Veri – lavdia liderit, autonomia Serbisë


“Lavdia liderit, autonomia Serbisë”.

Kështu ka shkruar në Facebook, kryetari i Partisë Social Demokrate të Kosovës, Dardan Molliqaj, teksa ka komentuar zhvillimeve e fundit në komunat veriore të Kosovës.

“Zhvillimet e fundit në veri janë episodi i targave numër 2. Kurti po tërhiqet, sikur pati ndodhur më herët. Ndërkohë, statuti i Asociacionit po pranohet. Por, pas tërheqjes pak kush do të pyes për rezultatin, siç nuk pyet askush sot pse nuk u realizua ligjshmëria e targave”, shkroi ai.

Sipas tij, nëse prej këtij gjesti “çlirimtar” e “sovranist” përfundojmë te Asociacioni, “këtu kemi një kontradiktë logjike”.

“Pasoja logjike e kësaj ndërhyrjeje nuk është Asociacioni, por sovraniteti. Çështja është se kemi të bëjmë me një gjest”.

Ai po ashtu ka theksuar se gjesti shpesh shënjon diçka, më shpesh shquan dikë.

“Por, ai është veç sjellje që nuk e lëvizë nga rruga procesin. Pasojë e gjestit është Kurti, kurse rezultat i procesit është Asociacioni që për çudi do ta nënshkruajë vetë Kurti. Por, të dashur miq, gjërat janë ndarë. Lavdia i mbetet liderit, kurse autonomia Kosovës”.

Tash sipas Moliqajt, Kurti e ka një apologji për statutin – “kinse provoi, një pranim heroik”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore