Shqipëria

Dëbora mbulon Korçën dhe Pogradecin


Temperaturat kanë shënuar minus në pjesën më të madhe të vendit. Banorët e qytetit të Pogradecit janë zgjuar këtë mëngjes me borën që kishte zbardhur vendin. Shëtitorja përbri liqenit të Ohrit është zbardhur e gjitha. Po ashtu qyteti i Korçës ka qenë nën ndikimin e motit me temperatura nën zero.

Ndërkohë, si pasojë e reshjeve të dëborës tre makina janë aksidentuar me njëra-tjetrën në unazën e qytetit, ndërsa një mjet tjetër në zonën e Lumalas, thuhet se ka dal nga rruga.

Gjatë orëve të ardhshme, meteorologët kanë parashikuar gjithashtu reshje dëbore edhe në Tiranë.

 

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore